Foto:VCG

Foto:VCG

Pak kohë më parë, gjatë shpërthimit të epidemisë së COVID-19 në Shangai, një pacient 3-vjeçar ishte në gjendje të rëndë, me temperaturë, kollë e vështirësi në frymëmarrje. Pas mjekimit të kujdesshëm, ky fëmijë u shërua dhe doli nga spitali.


Nëna e tij tha:

Të gjitha ekipet e ekspertëve, të gjithë punonjësit mjekësorë dhe i gjithë mjekimi ishin më të mirët. Fëmija im u shërua shpejt. Faleminderit shumë.


Ditë e fundit, një i sëmurë rëndë 108-vjeçar në Shangai u shërua gradualisht pas mjekimit në spital, duke vendosur rekordin e pacientit të shëruar me moshën më të madhe. Me konceptin “populli i pari, jeta e para”, Kina ngul këmbë në politikën “zero-COVID dinamike”, nuk lejon përhapjen e virusit dhe nuk heq dorë nga mjekimi për çdo pacient, duke pasur efekte të dukshme. Kjo është vlerësuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar.


Urusov Volodymyr

Profesor i asociuar në Fakultetin e Historisë të Universitetit Kombëtar të Kievit

Kina ka këmbëngulur gjithmonë në vendosjen e sigurisë dhe shëndetit të njerëzve në radhë të parë. Nga foshnjat e porsalindura deri te njëqindvjeçarët, çdo jetë është mbrojtur plotësisht, duke demonstruar një shkallë të lartë përgjegjësie për jetën dhe shëndetin e njerëzve.


Vicentiu Gheorghe

Kryetar nderi i shoqatës CHINARO të Rumanisë

Pas shpërthimit të epidemisë së COVID-19, qeveria kineze zbaton në mënyrë të vendosur parimin “njeriu është në qendër dhe jeta është e para”.


Dr. Michael Borchmann

Ish-drejtori i Departamentit të Çështjeve Europiane dhe Ndërkombëtare të landit gjerman të Hesenit

Lidhur me “të drejtat e njeriut”, e drejta e mbijetesës sigurisht është e rëndësishme. Liderët kinezë i kushtojnë rëndësi të madhe së drejtës së mbijetesës dhe e kanë shpëtuar me sukses popullin kinez nga “vdekjet masive” që kanë ndodhur në ShBA.


Elias Jabbour

Profesor i asociuar i ekonomisë në Universitetin e Rio-de-Zhanejros

ShBA-ja ka regjistruar 1 milion vdekje nga epidemia e COVID-19. Kina kritikohet gjithmonë në mënyrë të papërgjegjshme nga vendet perëndimore, por numri i përgjithshëm i vdekjeve nga epidemia në Kinë nuk i kalon 6 000.


Serdechnyi Oleksandr

Ekonomist ukrainas

Kina e sotme beson se mbrojtja e jetës së njerëzve është e drejta më e madhe e njeriut dhe ka bërë përpjekje të mëdha për të frenuar përhapjen e epidemisë.


Kina është vendi më i madh në zhvillim dhe burimet mjekësore janë relativisht të pakta e të shpërndara në mënyrë të pabarabartë. Ndërtimi i një sistemi bazë të sigurisë shëndetësore që mbulon të gjithë popullsinë është një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme për rritjen e ndjenjës së fitimit, lumturisë dhe sigurisë së njerëzve. Tani në Kinë po lulëzojnë kudo spitalet komunitare, të cilat mund të ofrojnë shërbime bazë mjekësore për banorët e komunitetit.


Dr. Marsela Musabelliu

Drejtore Ekzekutive e Institutit të Globalizimit të Shqipërisë

Në vetëm disa dekada, Kina ka krijuar një sistem bazë mjekësor me karakteristika të veta. Revista mjekësore e njohur “The Lancet” e rendit Kinën si një nga pesë vendet me përparimin më të madh mjekësor në botë.


Vicentiu Gheorghe

Kryetar nderi i shoqatës CHINARO të Rumanisë

Kina zotëron rrjetin më të madh në botë (të shëndetësisë bazë), që mbulon mbi 95 % të popullsisë, duke sjellë përfitime për 1.36 miliardë veta.


Pavarësisht se kush je, ke vetëm një jetë. Për të maksimizuar luftën globale kundër epidemisë, gjatë dy vjetëve të fundit, Kina ka ofruar 4.6 miliardë veshje mbrojtëse, 18 miliardë komplete testesh dhe më shumë se 430 miliardë maska për 153 vende dhe 15 organizata ndërkombëtare. Ajo gjithashtu ka dhënë më shumë se 2.2 miliardë doza vaksinash kundër COVID-19 për më shumë se 120 vende dhe organizata ndërkombëtare.


Dr. Marsela Musabelliu

Drejtore Ekzekutive e Institutit të Globalizimit të Shqipërisë

Kina gjithmonë propozon ndërtimin e një komuniteti të përbashkët të shëndetësisë së njeriut dhe ka mbështetur bashkëpunimin global në luftimin e epidemisë. E gjithë kjo është gjithashtu një reflektim i përpjekjeve të Kinës për të përmirësuar të drejtat e njeriut për shëndetin dhe jetën në shkallë globale.