foto nga VCG

foto nga VCG

Të martën nisi të mbahet në Los Anxhelos të ShBA-së Samiti i 9-të i Amerikave. Samiti i Amerikave filloi në vitin 1994 dhe kjo është hera e dytë që ai organizohet në ShBA. Në prill të këtij viti, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se nuk do të ftonte liderët e Kubës, Venezuelës dhe Nikaraguas për të marrë pjesë në samit, nën pretekstin e të ashtuquajturave çështje të "demokracisë” e të “vlerave", duke u përpjekur të krijojë klika dhe të përjashtojë kundërshtarët. Kjo natyrisht ngjalli një kundërvënie të fortë në vendet e Amerikës Latine. “Ky samit i Amerikave mund të jetë një sinjal i rënies së udhëheqjes amerikane në Amerikën Latine,” vlerëson një media meksikane.

Udhëheqësit e Meksikës, Bolivisë dhe vendeve të tjera kanë thënë prej kohësh që, nëse Shtetet e Bashkuara nuk ftojnë liderët e të gjitha vendeve amerikane, ata nuk do të pranojnë të marrin pjesë në samit. Samiti i 21-të i Aleancës Bolivariane për Popujt e Amerikës Sonë, i mbajtur pak ditë më parë, publikoi një deklaratë, duke dënuar ashpër Shtetet e Bashkuara që shfrytëzojnë mundësinë e organizimit të samitit për të zbatuar praktika përjashtuese e diskriminuese ndaj disa vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve.

foto nga VCG

foto nga VCG

Përveç kësaj, sipas raportimeve të mediave argjentinase në fund të majit, Argjentina do të mbledhë një samit paralel që do të mbahet në të njëjtën kohë me Samitin e Amerikave në emër të presidencës së radhës të Bashkësisë së Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve. Nëse kjo do të ndodhë, do të jetë një tjetër kundërsulm i fuqishëm kundër hegjemonisë amerikane.