Foto:VCG

Foto:VCG

Turqia nuk do të lejojë vendet mbështetëse të terrorizmit të hyjnë në NATO, deklaroi të dielën presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke nënvizuar se bisedimet me Suedinë dhe Finlandën për synimin e tyre për t'u bashkuar me aleancën nuk kanë dhënë rezultate, njofton “China Daily”.

Negociatat e javës së kaluar me delegacionet finlandeze dhe suedeze në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, nuk ishin në nivelin e pritur, u tha Erdogan gazetarëve në avion gjatë fluturimit nga Azerbajxhani në Turqi.

"Ata kanë pritshmëri, por nuk morën hapat e nevojshëm lidhur me Turqinë", -citoi transmetuesi shtetëror “TRT” presidentin Erdogan.

“Për sa kohë të jem në krye të Republikës së Turqisë, nuk mund t'u themi “po” vendeve që mbështesin terrorizmin për të hyrë në NATO”, -tha presidenti Erdgogan.

Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t'u bashkuar me NATO-n javën e kaluar pas konfliktit Rusi-Ukrainë që shpërtheu në shkurt.

Aleatët e NATO-s, me përjashtim të Turqisë, kanë mirëpritur propozimet e dy vendeve. Anëtarësimi i vendeve të reja anëtare kërkon konsensus midis anëtarëve ekzistues të NATO-s.

Ankaraja zyrtare, megjithatë, duke përmendur lidhjet suedeze dhe finlandeze me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe grupe të tjera anti-turke, kundërshtoi hyrjen e tyre në aleancë. Turqia akuzon gjithashtu të dy vendet se strehojnë anëtarë të Lëvizjes Gulen, të cilën Ankaraja zyrtare e akuzon për përpjekjen e dështuar për grusht shteti ushtarak në vitin 2016.