Foto:VCG

Foto:VCG

Vendet mesdhetare në rrugët kryesore të emigrantëve për në Evropë pritet të presin mbi 150,000 emigrantë këtë vit, pasi mungesa e ushqimit të shkaktuar nga konflikti në Ukrainë kërcënon një valë të re emigracioni nga Afrika dhe Lindja e Mesme, shkruan “CGTN”.

“Këtë vit, shtetet anëtare të vijës së parë pritet, siç kemi diskutuar mes nesh, të presin më shumë se 150.000 emigrantë”, -deklaroi të shtunën ministri i Brendshëm i Qipros, Nicos Nouris, pas një takimi në Venecia me homologët e të ashtuquajturit grupi MED5.

Rreth 36.400 azilkërkues dhe emigrantë kanë zbritur tashmë në Itali, Spanjë, Greqi, Qipro dhe Maltë këtë vit, pas 123.318 mbërritjeve në vitin 2021, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Megjithatë, shifrat e përgjithshme mbeten dukshëm nën ato të vitit 2015, kur mbi 1 milion emigrantë arritën në pesë vendet për t'i shpëtuar varfërisë dhe konfliktit në të gjithë Afrikën dhe Lindjen e Mesme.

Mungesa e grurit dhe drithërave të tjera mund të prekë 1.4 miliardë njerëz, tha të premten koordinatori i krizës i Kombeve të Bashkuara Amin Awad, duke shtuar se nevojiten më shumë negociata për të zhbllokuar portet në Ukrainë për të shmangur urinë dhe emigrimin masiv në mbarë botën.