Foto: VCG

Foto: VCG

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe bashkëshortja e tij u evakuuan për pak kohë nga shtëpia e tyre në plazh në Rehoboth, në shtetin verilindor të Delaware të shtunën, pasi një aeroplan i vogël hyri në hapësirën ajrore të kufizuar aty pranë, njofton “Xinhua”.

"Një avion i vogël privat hyri në hapësirën ajrore të kufizuar, të gjitha indikacionet janë për një gabim dhe u morën masa paraprake. Nuk ka pasur asnjë kërcënim për presidentin apo familjen e tij", -tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Një zëdhënës i Shërbimit Sekret amerikan deklaroi se një avion privat hyri në hapësirën ajrore të kufizuar mbi Rehoboth Delaware pasi theu gabimisht zonën e sigurt dhe u shoqërua menjëherë nga hapësira e kufizuar ajrore.

"Hetimi paraprak zbulon se piloti nuk ishte në kanalin e duhur të radios, nuk po ndiqte njoftimet e duhura që ishin paraqitur dhe nuk po ndiqte udhëzimet e publikuara të fluturimit", -thuhet në një deklaratë.