[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Presidenti i ShBA-së Joe Biden tha të enjten se armët janë "vrasësi numër një" i fëmijëve në Amerikë.

"Asgjë nuk është bërë, ndaj këtë herë ne duhet të bëjmë diçka," u shpreh ai duke folur në lidhje me rastet e fundit të të shtënave masive në ShBA, që kanë sjellë ndër të tjera humbjen e jetës së shumë fëmijëve.

Në fjalimin e tij, Biden-i theksoi disa politika reforme, duke përfshirë ndalimin e blerjes nga individët të armëve sulmuese dhe karikatorëve me kapacitet të lartë, si edhe ngritjen e moshës së kërkuar për blerjen e armëve gjysmautomatike nga 18 në 21 vjeç.

Sipas ligjit të vitit 2005 për mbrojtjen e tregtimit të ligjshëm të armëve, prodhuesit nuk mbajnë përgjegjësi nëse produktet e tyre përdoren për krime.

Po atë ditë, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi njoftoi se Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë javën e ardhshme për planin e kontrollit të armëve, duke përshirë hetimin ndaj blerësve të “armëve fantazmë” pa lejen e qeverisë federale, të prodhuara në mënyrë individuale, pa numër serie dhe të atyre që nuk mund të gjurmohen, forcimin e kërkesave për ruajtjen e armëve dhe ndalimin e tregtisë së paligjshme të armëve.