Kombet e Bashkuara miratuan kërkesën e Turqisë për të ndryshuar emërtimin në “Türkiye”, në gjuhët e huaja, deklaroi Stephane Dujarric, zëdhënës i shefit të OKB-së Antonio Guterres, citon “Xinhua”.

Ndryshimi hyri në fuqi menjëherë kur OKB mori një letër nga ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu drejtuar shefit të OKB-së me një kërkesë për ndryshimin e emrit të vendit, tha zëdhënësi.

Cavusoglu thuhet se deklaroi se ndryshimi në drejtshkrim u miratua si pjesë e hapave që synojnë rritjen e prestigjit të vendit në arenën ndërkombëtare. (Irma)