Foto: VCG

Foto: VCG

Indeksi i çmimeve të konsumit në SHBA (CPI) u rrit në prill me 8.3 për qind nga një vit më parë, duke shënuar muajin e dytë radhazi të inflacionit mbi 8 për qind, sipas Zyrës së Statistikave (BLS) njofton “Xinhua”.

Krahasuar me një vit më parë, indeksi i energjisë u rrit me 30.3 për qind; indeksi i ushqimit u rrit me 9.4 për qind; indeksi i strehimoreve u rrit 5.1 për qind; indeksi i automjeteve të reja u rrit me 13.2 për qind.

Sipas një sondazhi të Qendrës Kërkimore “Pew”, 70 për qind e amerikanëve e shohin inflacionin si një problem shumë të madh.