Pritja e mirëseardhjes e mbledhjes vjetore 2022 të Forumit Ekonomik Botëror/foto nga Xinhua

Pritja e mirëseardhjes e mbledhjes vjetore 2022 të Forumit Ekonomik Botëror/foto nga Xinhua

Në Davos të Zvicrës është hapur mbledhja vjetore e Forumit Ekonomik Botëror.

Tema e mbledhjes së sivjetshme është "Historia në një pikë kthese: politikat qeveritare dhe strategjitë e biznesit".

Temat kryesore përfshijnë sfidat gjeoekonomike, rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë dhe konfliktin në Ukrainë.

Drejtoresha menaxhuese e Forumit Saadia Zahidi vuri në dukje se forumi i sivjetshëm ka një rëndësi të madhe:

“Në këtë kohë, në sfondin e pandemisë e të tensioneve gjeopolitike, dhe tani me krizën ekonomike, krizën energjetike dhe krizën ushqimore me të cilën përballet një pjesë shumë e madhe e botës, ky është absolutisht momenti i duhur që udhëheqësit politikë, drejtuesit e biznesit dhe të tjerët të bashkohen përsëri. Ndonëse ky nuk është cikli tipik në të cilin mbahet mbledhja vjetore në Davos (…), ky është një moment shumë i rëndësishëm. Ky është momenti për të rindezur motorët e bashkëpunimit, dhe kjo është në një masë të madhe ajo që shpresohet nga kjo mbledhje: të sigurojmë që të arrijmë në atë të ardhme pozitive më shpejt, të kapërcejmë dëmet e ndryshme të ekonomisë globale shumë më shpejt dhe të sigurojmë rezultate më të mira për njerëzit dhe për planetin."

foto nga VCG

foto nga VCG

Mbedhja vjetore e Forumit Ekonomik Botëror është ndërprerë për dy vjet për shkak të pandemisë së COVID-19.

Rreth 300 përfaqësues pritet të marrin pjesë, duke përfshirë më shumë se 50 krerë shtetesh dhe qeverish.

Më shumë se 12 000 drejtues biznesi nga sektori privat pritet të marrin pjesë gjithashtu në mbledhjen e këtij viti.