foto nga VCG

foto nga VCG

Rritja e qëndrueshme ekonomike e Kinës ka një rëndësi të madhe për rimëkëmbjen globale dhe "ajo që ndodh në Kinë, natyrisht, ka një ndikim të madh në pjesën tjetër të botës dhe anasjelltas," tha presidenti i Forumit Ekonomik Botëror (WEF) Borge Brende në një intervistë të fundit për agjencinë e lajmeve “Xinhua”.

Si ekonomia e dytë më e madhe në botë, Kina ka pasur një zhvillim të shpejtë në gjysmëshekullin e kaluar. Gati 800 milionë kinezë kanë dalë nga varfëria e skajme dhe ndërtimi i infrastrukturës në Kinë ka arritur rezultate të jashtëzakonshme, tha Brene, duke vënë në dukje se edhe mjedisi në Kinë është përmirësuar shumë.


Në dekadën e fundit, Kina ka dhënë një kontribut të madh për rritjen ekonomike globale, dhe kontributi i saj në rritjen ekonomike botërore në përgjithësi ka mbetur rreth 30 për qind, theksoi presidenti i WEF-it.

Përballë pandemisë së COVID-19, rritja ekonomike e Kinës përballet me disa sfida afatshkurtra. Por qeveria kineze po merr masa për të zgjeruar kërkesën e brendshme, për të zvogëluar varësinë nga eksporti dhe për të zhvilluar industritë me vlerë të lartë të shtuar për të siguruar rritjen ekonomike, tha Brende.

"Prandaj, në perspektivë afatgjatë e afatmesme, unë jam mjaft optimist për ekonominë e Kinës," theksoi ai.