Foto: VCG

Foto: VCG

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bisedoi në telefon me krerët e Suedisë dhe Finlandës, duke u kërkuar dy shteteve aplikante për NATO-n të trajtojnë shqetësimet e sigurisë së Turqisë, njofton “Xinhua”.

Erdogan i tha kryeministres suedeze Magdalena Andersson se vendi nordik duhet t'i japë fund mbështetjes politike, financiare dhe të armatimit për organizatat terroriste, njoftoi zyra presidenciale turke në një deklaratë.

“Turqia pret që Suedia të marrë hapa konkretë për të adresuar shqetësimet e saj në lidhje me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit dhe shtrirjet e saj në Siri dhe Irak”, vuri në dukje Erdogan, duke i kërkuar Suedisë të heqë embargon e eksportit të armëve të vendosura ndaj Turqisë pasi kjo e fundit nisi një operacion ushtarak ndërkufitar në Siri në vitin 2019.

Ndërsa në bisedën me homologun finlandez Sauli Niinisto, Erdogan tha se injorimi i kërcënimeve terroriste me të cilat përballet një aleat i NATO-s është i papajtueshëm me frymën e miqësisë dhe aleancës.

Turqia pret respekt dhe mbështetje për luftën e saj legjitime dhe të vendosur kundër një kërcënimi të qartë për sigurinë e saj kombëtare dhe popullin, citohet të ketë thënë Erdogan.

Suedia dhe Finlanda dorëzuan zyrtarisht të mërkurën (18 maj) aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO.