Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se kishte diskutuar ndihmën e Bashkimit Evropian (BE) për Ukrainën me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në postimet e tij në “Twitter”, Zelensky falënderoi von der Leyen për miratimin e këstit të dytë të ndihmës makro-financiare për Ukrainën me vlerë 600 milionë euro dhe ofrimin e një kredie me vlerë 9 miliardë euro, citon “Xinhua”.

Në bisedime, ata shkëmbyen mendime mbi "Platformën për Rindërtimin e Ukrainës" të propozuar nga Komisioni Evropian, e cila do t'i hapte rrugën BE-së për të ndihmuar rimëkëmbjen e Ukrainës pas konfliktit.

Përveç kësaj, Zelensky dhe von der Leyen ranë dakord për mundësinë e kontrollit të përbashkët në kufirin ukrainas-polak.

Sipas zëvendëszëdhënëses së Komisionit Evropian, Dana Spinant, Ukraina do të marrë këstin e dytë të ndihmës makro-financiare nga BE më 20 maj. (Irma)