Pothuajse 13.2 milionë fëmijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, bëhet e ditur në raportin e publikuar nga Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) dhe Shoqata e Spitalit të Fëmijëve, përcjell “Xinhua”.

Sipas raportit, deri në 12 maj u raportuan më shumë se 93.000 raste shtesë të fëmijëve me Covid-19, një rritje prej rreth 76 për qind nga dy javë më parë. Në 4 javët e fundit ka pasur mbi 246.000 raste më shumë të fëmijëve të infektuar. Kjo shënon rritjen e pestë radhazi javore të rasteve të raportuara të fëmijëve në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa gjatë vitit 2022 janë raportuar rreth 5.3 milionë raste të infektimeve të reja ndër fëmijët.

AAP-ja bëri të ditur se ka një nevojë urgjente për të mbledhur më shumë të dhëna specifike për këtë kategori për të vlerësuar ashpërsinë e sëmundjes që lidhet me variantet e reja, si dhe efektet e mundshme afatgjata. (Irma)