Foto nga VCG

Të mërkurën, revista e përmuajshme amerikane “The Atlantic” botoi një artikull, ku thuhet se për disa javë me radhë, rastet e konfirmuara të COVID-19 në ShBA vazhdojnë të shtohen, por administrata e Biden-it ka hequr dorë dukshëm nga përpjekjet për kontrollin e virusit.

Tani ShBA-ja shpreson ta ndajë infeksionin nga sëmundjet e rënda nëpërmjet vaksinave dhe mjekimit, por ngritja e përqindjes së shtrimeve në spital i kujton njerëzit se sistemi shëndetësor amerikan është ende në rrezik. Në kohën kur qeveria shprehet se infeksionet nga virusi nuk janë serioze, personeli mjekësor ende përballet me stres psikologjik, stres në punë, stresin e dhunës, dëmtimin e shëndetit dhe mungesën e fuqisë punëtore. (Fani/Artan)