Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Edicioni i 21-të i konkursit "Ura kineze", konkursi më i madh botëror i aftësive në gjuhën ineze për studentët e huaj të universitetit, u mbajt të dielën në Veliko Turnovo të Bullgarisë, njofton “Xinhua”.

Gjashtë konkurrentë morën pjesë në veprimtarinë e organizuar nga Ambasada e Kinës në Sofje dhe Instituti Konfuci në Universitetin Shën Kiril dhe Shën Metodi në Veliko Turnovo (UVT).

Yoana Borisova nga UVT fitoi konkursin dhe do të përfaqësojë Bullgarinë në fazën finale në Kinë.

Borisova, 21 vjeçe, tha për “Xinhua” se ajo ka studiuar kinezisht për tre vjet.

"Kina është një vend shumë i fortë ekonomikisht dhe ka shumë lidhje me të gjitha vendet e tjera të botës. Gjithashtu, jam e interesuar për kulturën kineze në përgjithësi", -tha Borisova.

Fituesja e vitit të kaluar e kualifikimeve kombëtare bullgare "Chinese Bridge", Radina Januzova, fitoi vendin e dytë në finalet botërore të konkursit.