Ivica Dacic (Foto Anadolu)

Ivica Dacic (Foto Anadolu)

Serbia është e gatshme të punojë së bashku me SHBA-në për diversifikimin e furnizimeve të saj me energji, deklaroi kryetari i Parlamentit serb Ivica Daçiç, në konferencën “Marrëdhëniet Serbo-Amerikane: Strategjia e Diversifikimit të Energjisë”, raporton “Anadolu Agency”.

Daçiç tha se furnizimi me energji sot është prioritet kyç në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe se Serbia është e gatshme të punojë më intensivisht se më parë me SHBA-në për diversifikimin e energjisë.

“Serbia, pra, e mban derën hapur për sa më shumë furnizues të energjisë, sepse kjo është në interesin tonë më të mirë. Vendi duhet të ruajë stabilitetin e tregut të saj të energjisë përmes burimeve dominuese. Këto janë projekte të mëdha dhe se riorientimi nuk është i mundur në afat të shkurtër”, -tha kryeparlamentari serb. (Irma)