spitalet shba nytimes

spitalet shba nytimes

Në vitin e parë të pandemisë Covid-19, spitalet në SHBA, veç Covid-it u mbingarkuan më shumë nga rritja e numrit të rasteve të dhunës me armë, raportoi “CNN”.

Sipas një studimi të publikuar javën e shkuar, 62.500 incidente të lidhura me armët e zjarrit kanë ndodhur në vend nga marsi 2020 deri në shkurt 2021, 15 për qind më shumë se sa pritej bazuar në tendencat e mëparshme, përcjell “Xinhua”.

Këto incidente rezultuan në më shumë se 10.000 lëndime jo vdekjeprurëse dhe rreth 4400 vdekje shtesë, gjë që ka mbingarkuar spitalet në pikun e pandemisë.