Macron - Gjermani (Foto Xinhua)

Macron - Gjermani (Foto Xinhua)

Kancelari gjerman Olaf Scholz priti të hënën presidentin francez Emmanuel Macron, duke u zotuar të sigurojë mbështetje të mëtejshme financiare dhe ushtarake për Ukrainën.

Scholz theksoi nevojën për të vepruar së bashku si pjesë e Evropës, duke u zotuar për masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e luftës në vendet e tjera.

Gjatë udhëtimit të tij të parë jashtë shtetit që nga rizgjedhja, Macron theksoi rëndësinë e miqësisë midis dy vendeve, bën të ditur “Xinhua”.

Macron bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë dhe vuri në dukje se vendime të rëndësishme do të merren në nivel evropian për sa u përket sanksioneve kundër Rusisë në ditët në vijim.