Foto:VCG

Foto:VCG

Deri të mërkurën, numri i vdekjeve nga COVID-19 në ShBA i ka kaluar 1 milionët. ShBA-ja vijon të jetë vendi me numrin më të madh të viktimave nga epidemia në botë.

Ndërkohë, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) parashikojnë që në dy javët e ardhshme, në ShBA do të ketë afro 5 000 të vdekur nga COVID-19.

Sipas NBC-së, viktimat nga COVID-19 në ShBA janë regjistruar brenda 27 muajsh pas shpërthimit të epidemisë dhe mbi gjysma e vdekjeve kanë ndodhur gjatë administratës së tanishme. Edhe pse presidenti Joe Biden deklaroi në ceremoninë e marrjes së detyrës që do të rritet niveli i vaksinimit, objektivi i tij për vaksinimin së paku me një dozë të 70 % të qytetarëve para 4 Korrikut 2021 nuk u realizua.

CDC-ja parashikon që në javët e ardhshme, numri i vdekjeve dhe shtrimeve në spital do të rritet në mënyrë të dukshme.