ciklonet, euronewsalbania

ciklonet, euronewsalbania

Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu do t’i bëjnë ciklonet e forta tropikale dy herë më të shpeshta deri në vitin 2050, duke vënë në rrezik pjesë të mëdha të botës, sipas një studimi të ri të botuar në “Science Advances”.

Studimi gjithashtu parashikon që shpejtësia maksimale e erës që lidhet me këto ciklone mund të rritet rreth 20%, shkruan “Phys Org”, cituar nga “Euronews Albania”.

Pavarësisht se sjellin shkatërrime, ciklonet tropikale janë relativisht të rrallë. Në një vit të caktuar, vetëm rreth 80-100 ciklone tropikale formohen globalisht, shumica e të cilëve nuk arrijnë kurrë në tokë.

Për më tepër, të dhënat e sakta historike globale janë të pakta, duke e bërë të vështirë parashikimin se ku do të ndodhin dhe çfarë veprimesh duhet të ndërmarrin qeveritë për t’u përgatitur.

Megjithatë, ky studim i fundit mund të ndihmojë qeveritë dhe organizatat të vlerësojnë më mirë rrezikun nga ciklonet tropikale. (Irma)