Foto: VCG

Foto: VCG

Agjencia e lajmeve "Reuters" njoftoi të mërkurën se, sipas vlerësimeve të publikuara nga Qendrat Amerikane të Kontrollit dhe të Parandalimit të Sëmundjeve (CDC), afro 58 % e amerikanëve dhe mbi 75 % e fëmijëve amerikanë kanë antitrupa të krijuar tashmë për shkak të infektimit nga koronavirusi i ri.

CDC-ja testoi rreth 420 000 mostra gjaku nga shtatori i vjetshëm deri në shkurtin të këtij viti dhe analizoi mostrat për antitrupa specifikë të prodhuar nga infektimi natyror, duke arritur në rezultatin e sipërpërmendur. Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thonë se prania e antitrupave për shkak të infektimit nuk do të thotë domosdoshmërisht se ato do t'i mbrojnë njerëzit nga riinfektimi në të ardhmen me koronavirusin e ri, duke shtuar se mbrojtja më e madhe krijohet nga vaksina. Tani numri i rasteve të konfirmuara dhe i shtrimeve në spital në ShBA po rritet.

Sipas të dhënave të publikuara të martën nga Universiteti "Johns Hopkins", numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të koronavirusit të ri në ShBA i ka kaluar 81 milionët, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur mbi 990 000.(Çang Çuo)