Finlanda dhe Suedia mund të vendosin së bashku nëse do të anëtarësohen apo jo në NATO, u tha gazetarëve të martën ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto, raporton “Reuters”.

Finlanda ka bërë të ditur se po planifikon të vendosë brenda javësh nëse do të aplikojë apo jo për t'u bashkuar me Aleancën.

Suedia po bën një rishikim të politikës së sigurisë, duke përfshirë dhe shqyrtimin për një anëtarësim të mundshëm në NATO, me rezultatet që do të priten deri në mes të majit.

Konflikti Rusi-Ukrainë, i nisur në fund të shkurtit, ka detyruar Finlandën dhe Suedinë të shqyrtojnë nëse neutraliteti i tyre i gjatë ushtarak është ende mjeti më i mirë për të garantuar sigurinë kombëtare.