Evropa po hedh një hap tjetër për transportin hekurudhor nëntokësor. Në vitin 2028 është planifikuar inaugurimi i korridorit Skandinavi-Mesdhe, i cili do të jetë tuneli më i gjatë në botë dhe do të lidhë veriun me jugun e kontinentit të vjetër. Ai do të jetë më shumë se 4000 kilometra i gjatë.

Gërmimet për këtë infrastrukturë nisën në vitin 2015. Projekti ka një buxhet prej 8 miliardë euro. Sipas Bashkimit Evropian, ky korridor përfaqëson një bosht vendimtar për ekonominë e kontinentit, duke lidhur 6 vende, Maltën, Italinë, Gjermaninë, Danimarkën, Suedinë dhe Finlandën, përcjell “A2”.

I konsideruar si një nga akset prioritare të rrjetit trans-europian të transportit, ai do të bëhet rrjeti hekurudhor nëntokësor më i madh në Evropë dhe në botë. Sot, tuneli më i gjatë në botë është ai i Gotardit, që ndodhet poshtë maleve të Zvicrës, me një gjatësi prej 57.04 kilometrash.