Foto:VCG

Foto:VCG

ShBA-ja duhet t’i kushtojë vëmendje zgjidhjes së problemeve të veta sistemore dhe të të drejtave të njeriut, për të garantuar “lirinë” e popullit amerikan nga “frika e dhunës së armëve të zjarrit”, tha të martën zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin.

Kur iu kërkua të komentonte në një konferencë shtypi për një sërë incidentesh me armë zjarri në ShBA ditët e fundit, që shkaktuan dhjetëra viktima, Wang tha:

“Kam vërë re se disa media amerikane kanë komentuar se dhuna me armë zjarri është një ‘epidemi’ e shoqërisë amerikane, që i bën banorët vendorë të ndihen të dëshpëruar. ShBA-ja, me 4.2 % të popullsisë së botës, zotëron 46 % të armëve të zjarrit civile në botë, me një numër befasues që arrin në 393 milionë. Në vitin 2020, 45 222 veta humbën jetë në incidentet e lidhura me armët e zjarrit në ShBA. Ndërsa, deri më 22 prill të këtij viti, numri i atyre që kanë humbur jetën në incidente të tilla arriti në 13 115. Një studim i Universitetit të Miçiganit tregoi se vitin 2020, dhuna me armë zjarri i kaloi për herë të parë aksidentet rrugore si arsyeja kryesore e vdekjes së fëmijëve dhe të adoleshentëve amerikanë.”

Sipas zëdhënësit, është absurde që disa politikanë amerikanë e drejtojnë gishtin nga vendet e tjera për gjendjen e “të drejtave të njeriut”, duke shpërfillur prej kohësh të drejtën e jetës të vetë popullit të tyre, dhe pasojat e rënda të sjella nga përdorimi i armëve të zjarrit.