Foto: VCG

Foto: VCG

Gazeta amerikane "The New York Times" njoftoi të shtunën se përqindja e sëmundjeve të shëndetit mendor të adoleshentëve në ShBA është shtuar shumë. Numri i rasteve të depresionit, vetëdëmtimit dhe vetëvrasjeve është rritur më tej. Në vitin 2019, 13% e adoleshentëve kishin probleme depresioni, 60 % më shumë në krahasim me vitin 2007. Gjatë kësaj periudhe ka pasur një rritje të madhe edhe të numrit të fëmijëve e të adoleshentëve që u vizituan te mjeku për arsye si ankthi, çrregullimet e humorit dhe vetëdëmtimi. (Çang Çuo)