foto nga VCG

Gazeta amerikane “Washington Post” botoi një artikull të mërkurën, ku thuhet se Kongresi amerikan ka miratuar së fundmi një projektligj për pensionet. Ligjvënësit pretendojnë se me këtë projektligj ata synojnë të kursejnë paratë e pensioneve të shtresës së mesme, por në fakt, projektligji ka krijuar një mënyrë të re për shmangien e pagimit të taksave nga të pasurit, duke bërë që grupet me të ardhura më të larta të kursejnë më shumë para.

foto nga VCG

Deri në vitin 2019 kishte rreth 29 000 llogari pensionesh me vlerë mbi 5 milionë dollarë secila, ndërsa më shumë se gjysma e familjeve amerikane nuk kishin një llogari pensioni. Nga ulja e taksave në lidhje me kontributet e pensionit përfiton më shumë 10 përqindëshi i llogarive të pensionit me vlerë më të lartë sesa 80-përqindëshi që renditet në fund.