Qindra persona u mblodhën në Stratford-upon-Avon, vendlindja e Uilliam Shekspirit, për të festuar ditëlindjen e 458-të të dramaturgut britanik, njofton “Xinhua”.

Festimi, me parakalimin e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme dhe grupeve qytetare, filloi në mëngjes. Banorët dhe vizitorët i kënduan një këngë ditëlindjeje gjigantit të letërsisë. Festimi u anulua në vitin 2020 dhe doli në internet në vitin 2021 për shkak të Covid-19.

Shekspiri lindi në prill të vitit 1564. Data e saktë e lindjes së tij nuk është e shënuar, por ajo festohet shpesh në Britani më 23 prill. Kjo datë ka kuptime të tjera të veçanta. Në këtë ditë shënohet Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit. 23 prilli përkon edhe me vdekjen e Shekspirit dhe shkrimtarit spanjoll Miguel de Servantes.

Përveç pjesëmarrjes në festime, vizitorët zbritën në bibliotekën e qytetit për të shijuar një lexim të qetë. Biblioteka e Stratfordit përgatiti një "Gjueti thesari të Shekspirit" për të inkurajuar lexuesit e rinj të zbulojnë informacione rreth Shekspirit përreth bibliotekës.