Në një intervistë për “Der Spiegel”, kancelari gjerman Olaf Scholz vuri në dukje se shmangia e një përshkallëzimi të luftës në Ukrainë, që përfshin NATO-n, është një prioritet për të.

“Kjo është arsyeja pse unë nuk udhëhiqem nga sondazhet apo kritikat e forta. Jam i gatshëm që të përballoj edhe presionet që vijnë nga partia ime, por do të bëj gjithçka që konflikti të mos shkojë përtej”, -theksoi Scholz.

Një konflikt i drejtpërdrejtë me Rusinë mund të çojë, sipas politikanit gjerman, në një Luftë të Tretë Botërore: “Është e rëndësishme që të shqyrtojmë çdo hap me shumë kujdes. Pasojat e një gabimi do të ishin dramatike”.

“Unë bëj gjithçka për të shmangur një përshkallëzim që çon në Luftën e Tretë Botërore. Nuk mund të ketë luftë bërthamore. Thashë se duhet të bënim gjithçka që ishte e mundur për të parandaluar një konfrontim të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe një fuqie të armatosur rëndë, një fuqie bërthamore si Rusia. Nëse do të kisha dekretuar mbylljen e hapësirës ajrore në Ukrainë, do ta kishte bërë NATO-n pjesë të konfliktit”, -shpjegon kancelari gjerman.