Papa Françesku ka thënë se ka hequr dorë nga planet për t'u takuar në qershor me patriarkun ortodoks rus, Kirill, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin, i cili ka mbështetur konfliktin në Ukrainë, njofton “Reuters”.

Ati i Shenjtë, i tha në një intervistë gazetës argjentinase “La Nacion” se i vinte keq që plani duhej pezulluar, sepse diplomatët e Vatikanit e kishin këshilluar se një takim i tillë mund të shkaktonte shumë konfuzion në këtë moment.

Agjencia ruse e lajmeve “RIA” citoi mitropolitin Hilarion, një zyrtar i lartë i Kishës Ortodokse ruse, të thoshte se takimi u shty sepse ngjarjet e dy muajve të fundit do të kishin krijuar shumë vështirësi në përgatitjen e tij.