Forcat ruse kanë shkatërruar një terminal logjistik në një aeroport ushtarak pranë Odesës në Ukrainë, ku ruheshin armë të huaja, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes, citon “Xinhua”.

“Raketat me bazë ajrore me precizion të lartë, me rreze të gjatë, të lëshuara nga Forcat Ajrore Ruse çaktivizuan një terminal logjistik në një aeroport ushtarak pranë Odesës, ku ishte ruajtur një grumbull i madh armësh të huaja të marra nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane", -tha të shtunën zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov.

Ndërkohë, Rusia po vazhdon operacionin e saj special ushtarak në Ukrainë. Ushtria ruse ka shkatërruar 141 avionë dhe 110 helikopterë, 264 sisteme raketore kundërajrore, 541 mjete ajrore pa pilot, 2479 tanke dhe automjete të tjera luftarake të blinduara, 278 sisteme raketash të shumëfishta lëshimi, 1081 artileri fushore dhe mortaja, dhe mijëra automjete speciale ushtarake.