foto/VCG

foto/VCG

Mjekët në Mbretërinë e Bashkuar besojnë se kanë dokumentuar infeksionin më të gjatë Covid, që përbën dhe një rekord. Bëhet fjalë për një pacient që kishte simptoma të dukshme të virusit për më shumë se 16 muaj, ose 505 ditë, në total, bën të ditur “BBC”.

Individi i paidentifikuar kishte sëmundje të tjera themelore dhe vdiq në spital në vitin 2021. Infeksionet e vazhdueshme si kjo janë të rralla, thonë mjekët në Londër. Shumica e njerëzve e kalojnë natyrshëm virusin, por pacienti në fjalë kishte një sistem imunitar të dobësuar rëndë. Sipas ekspertëve, infeksione kronike si këto kanë nevojë për studim për të përmirësuar studimet ndaj Covid dhe rreziqet që ai mund të sjellë.

Pacienti u infektua për herë të parë me Covid në fillim të vitit 2020. Pas simptomave të evidentuara infeksioni u konfirmua me një test PCR. Në 72 javë ai ka hyrë e ka dalë shumë herë nga spitali, si për kontrolle rutinë ashtu edhe për kujdes. Në çdo rast, rreth 50 gjithsej, ai rezultoi pozitiv, që do të thotë se kishte ende Covid. Mjekët, nga “King's College London” dhe “Guy's” dhe “St Thomas' NHS Foundation Trust”, thonë se analiza e detajuar laboratorike zbuloi se ishte i njëjti infeksion, i vazhdueshëm, në vend të periudhave të shkurtra të përsëritura. Pacienti nuk mund ta mposhte infeksionin, edhe pasi iu dhanë barna antivirale. Sipas mjekëve, kjo është e ndryshme nga Covid i gjatë, ku simptomat vazhdojnë pasi infeksioni të ketë kaluar. (Irma)