foto/VCG

foto/VCG

Shtëpia e Bardhë publikoi strategjinë kombëtare të kontrollit të drogës për vitin 2022, e cila fokusohet në dy fusha: varësia e patrajtuar dhe trafiku i drogës, citon “Xinhua”.

Dokumenti udhëzon agjencitë federale që të kenë prioritet veprimet që do të shpëtojnë jetë, do t'u japin njerëzve kujdesin që u nevojitet, do të ndjekin fitimet e trafikantëve të drogës dhe do të përdorin më mirë të dhënat për të drejtuar të gjitha këto përpjekje.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 106.000 persona kanë humbur jetën në SHBA nga mbidoza e drogës gjatë 12 muajve të fundit. (Irma)