foto/VCG

foto/VCG

Fëmijët do të kthehen në shkollë pas pushimeve të pashkës pa pasur nevojë të bëjnë vetëteste të rregullta, por do të duhet të mbajnë maska, të kenë një ajrosje të mirë të ambientit dhe të respektojnë masat higjienike, njoftuan autoritetet shëndetësore në Greqi, përcjell “Kathimerini”.

Vana Papaevangelou, profesoreshë e sëmundjeve infektive pediatrike në Universitetin Kombëtar të Athinës, strategjia në lidhje me shkollat tani po kalon në një fazë të re, ku testet do të fokusohen te personat me simptoma.

“Natyrisht që masat për kufizimin e përhapjes së virusit me përdorimin e maskës, ajrosjen e ambienteve dhe larjen e duarve vazhdojnë të zbatohen”, tha ajo, duke theksuar se të gjitha masat e gjurmimit të përpiktë të kontakteve do të vazhdojnë të zbatohen.

Me fjalë të tjera, në rast se një fëmijë ka Covid-19, të gjithë shokët e klasës do të bëjnë menjëherë dy teste vetëdiagnostike, ditën e parë dhe të katërt pas diagnozës. (Irma)