long covid, xinhua

long covid, xinhua

Rreth 30 për qind e pacientëve të trajtuar për koronavirusin shfaqën pasoja të mëvonshme prej virusit, të njohur ndryshe dhe si Covid i gjatë, bëhet e ditur në një studim të Universitetit UCLA në SHBA, citon “Xinhua”.

Në studim u përfshinë 1038 persona që u regjistruan në Programin Ambulator COVID të universitetit, midis prillit 2020 dhe shkurtit 2021, dhe 309 prej tyre zhvilluan Covid të gjatë.

Simptomat më të vazhdueshme ishin lodhja dhe gulçimi te personat e shtruar në spital dhe humbja e shqisës së nuhatjes te pacientët ambulatorë.

Sipas studiuesve, njerëzit me një histori shtrimi në spital, diabeti dhe indeks më të lartë të masës trupore, kishin më shumë gjasa të zhvillonin këtë gjendje. (Irma)