VCG

VCG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh i gatshëm për çdo formë të shkëmbimit të të burgosurve me Rusinë për të liruar njerëzit nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, njoftoi agjencia e lajmeve “Interfax-Ukraine”, citon “Xinhua”.

"Ne jemi të gatshëm për çdo format shkëmbimi për hir të popullit tonë, si ushtarakë ashtu edhe civilë", -tha Zelensky.

Ai tha se në Mariupol janë rreth 120.000 civilë, duke vënë në dukje se situata humanitare në qytet po përkeqësohet.

Ukraina dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje paraprake për krijimin e një korridori humanitar për të evakuuar gratë, fëmijët dhe të moshuarit nga qyteti i sulmuar i Mariupolit, tha të mërkurën zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk.

Banorët e Mariupolit do të evakuohen në qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia, përmes qytetit Berdyansk, i cili kontrollohet nga forcat ruse, shkroi Vereshchuk në “Telegram”.

Ndërkohë, Vadym Boichenko, kryebashkiaku i Mariupolit, tha në televizionin kombëtar se Ukraina shpreson të dërgojë 90 autobusë në qytetin e rrethuar për të evakuuar rreth 6000 gra, fëmijë dhe të moshuar. (Irma)