VCG

VCG

Sistemi Satelitor i Navigimit “BeiDou” (BDS), i zhvilluar nga Kina, po rrit industrinë e telefonisë celulare të vendit duke përmirësuar performancën e produktit.

Telefonat celularë të pajisur me funksionin e komunikimit të mesazheve të shkurtra BDS-3 do të jenë së shpejti të disponueshëm në tregun e konsumit, raporton “Xinhua”.

Sipas Zyrës kineze të Navigimit Satelitor, kjo do të ndihmojë në zgjerimin e aplikacionit dhe funksionit të telefonave inteligjentë dhe do të garantojë në mënyrë efektive sigurinë e jetës dhe pronës së njerëzve.

Kjo tregon gjithashtu aftësinë e BDS për t'u integruar me një sërë industrish të tjera, si telekomunikacioni, transporti, parandalimi dhe zbutja e fatkeqësive, bujqësia, pylltaria, blegtoria dhe furnizimi me energji elektrike.

Në vitin 2021, numri i telefonave inteligjentë të prodhuar në Kinë me mbështetje të aplikacionit BDS arriti në 324 milionë njësi, duke përbërë 94.5 për qind të dërgesës së smartfonëve të vendit po atë vit.