Omikron Kathimerini

Omikron Kathimerini

Njerëzit e pavaksinuar të infektuar me variantin Omikron nuk kanë gjasa të zhvillojnë përgjigje imune që do t'i mbrojnë ata kundër varianteve të tjera të koronavirusit, sugjeron një studim i ri.

Ndryshe nga antitrupat e shkaktuar nga vaksinat Covid-19 ose infeksionet me variante të mëparshme SARS-CoV-2, antitrupat e induktuar nga variantet Omikron BA.1 dhe BA.2 nuk neutralizojnë versionet e tjera të virusit, zbuluan studiuesit kur analizuan mostrat e gjakut të marra pas një infeksioni Omikron, raporton “Reuters”.

Njerëzit e prekur nga Omikron pas tri dozave të vaksinave mRNA të krijuara për të neutralizuar versionet e mëparshme të virusit kishin nivele të larta të antitrupave neutralizues kundër dy varianteve të Omikron, megjithëse efikasiteti ishte më i ulët se kundrejt versioneve të mëparshme SARS-CoV-2, sipas një raporti që po i nënshtrohet rishikimit në “Nature Portfolio”.

Antitrupat e induktuar nga BA.2 duket se nuk kanë gjasa të mbrojnë nga ndonjë variant tjetër. Në studim theksohet rëndësia e vaksinimeve përforcuese për mbrojtjen e imunitetit.