Ditët e fundit, një polic i bardhë në qytetin Grand Rapids të shtetit amerikan të Miçiganit qëlloi në kokë afro-amerikanin Patrick Lyoya, duke e vrarë. Babai i viktimës Peter Lyoya tha me dhimbje të madhe: "Kur shikoj vrasjen e djalit tim si kafshë nga policia, e di se s'mund të jetoj më." Kjo tragjedi shkaktoi përsëri kritika të forta në shoqërinë amerikane për racizmin sistemor dhe brutalitetin policor.

Sipas të dhënave statistikore, 93.7 % e myslimanëve amerikanë jetojnë nën hijen e "islamofobisë", 81% e të rriturve amerikanë janë të mendimit se veprimet e dhunës ndaj aziatiko-amerikanëve po shtohen, teksa hispanikët, që përbëjnë 19 % të popullsisë së përgjithshme amerikane, kanë vetëm 2 % të pasurisë së vendit. Raportuesi i posaçëm për çështjet e pakicave i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së Fernand De Varennes është i mendimit se sistemi ligjor amerikan është strukturuar për të favorizuar të pasurit dhe ndëshkuar vetëm të varfrit, veçanërisht pjesëtarët e pakicave. (Xu Guang)