VCG

VCG

Ukraina ka plotësuar pyetësorin që do të jetë pikënisje për Bashkimin Evropian, që të vendosë për anëtarësimin e Kievit zyrtar, njofton “Euronews Albania”.

Lajmi u bë i ditur nga Ihor Zhovkva, zv.shefi i zyrës së Presidencës ukrainase.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i dorëzoi pyetësorin presidentit ukrainas gjatë vizitës në Kiev më 8 prill.

“Tashmë, mund të them që dokumentet janë plotësuar nga pala e ukrainase”, -tha Zhovkva për televizionin publik ukrainas, duke shtuar se KE-ja duhet të japë rekomandimet që duhet të plotësojë Ukraina për t’u bërë vend anëtar i BE-së.

“Presim që rekomandimet të jenë pozitive dhe topi më pas do të jetë në fushën e BE”, -shtoi ai.

Zhovkva tha se Ukraina pret që të marrë statusin e vendit kandidat në qershor kur është parashikuar takimi i Këshillit të Evropës, që pritet të mblidhet më 23-24 qershor sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare.

VCG

VCG

“Më pas do të nisim bisedimet për anëtarësim. Pasi të mbajmë bisedimet, mund të flasim për anëtarësimin e plotë të Ukrainës në BE”, përfundoi Zhovkva.