Foto:VCG

Foto:VCG

Niveli i lartë i inflacionit po sjell perspektivën më të zymtë ekonomike në 20 vjetët e fundit, në një kohë kur ShBA-ja po mëkëmbet nga recesioni prej pandemisë. Banka e Amerikës paralajmëroi se çmimet e larta pritet të përkeqësohen, duke lënë një efekt afatgjatë.

Michael Hartnett, kryestrategjist i investimeve i kësaj banke, shkroi në një raport të publikuar të premten se “goditja nga inflacioni” po përkeqësohet, “goditja nga normat e interesit” sapo filloi, ndërsa “goditja nga recesioni” po vjen. Paralajmërimi u bë pikërisht para publikimit të raportit të fundit të qeverisë për inflacionin, i cili shënoi shifrën 8.5 % në mars.

Kategoritë e mallrave me rritjen më të madhe të çmimeve vjetore përfshijnë ushqimin, veshjet dhe automjetet e reja. Sipas Harnettit, inflacioni ishte “jashtë kontrollit” dhe çmimet e larta janë një element kyç për recesionin.

Ndërkohë, tregjet frikësohen se politikat e shtrënguara monetare të Rezervës Federale për të frenuar rritjen e çmimeve nëpërmjet ngritjes së normave të interesit mund ta nxjerrin nga binarët ekonominë amerikane.