vucic, srpskainfo

vucic, srpskainfo

Presidenti Aleksandër Vuçiç deklaroi se Serbia do të vijojë të mbajë të hapur shërbimin ajror me Rusinë, njofton agjensia e lajmeve ruse “TASS”.

Sipas saj, Vuçiç u shpreh se kërcënimet për bomba kundër fluturimeve të “Air Serbia” në Moskë dhe Shën Petërburg kanë rezultuar false.

Ai tha se këto fluturime nuk bëhen për fitime. "Nuk ka asnjë fitim, ne vazhdojmë fluturimet, sepse duam të tregojmë se jemi një vend i lirë dhe i marrim vetë vendimet", -tha Vuçiç.

"Mos vendosni për ne se kur të anuloni fluturimet", -shtoi ai.