Pavarësisht shtimit të sanksioneve nga ShBA-ja dhe aleatët e saj, Rusia nuk po nënshtrohet. Por këto sanksione mund të shndërrohen në luftë ekonomike e financiare që mund t'i japë goditje të rënda ekonomisë botërore në formën e ndërprerjes së zinxhirit industrial dhe atij të furnizimit.

Të prekurat e para janë vendet europiane që kanë varësi të lartë energjetike nga Rusia. Çmimet e energjisë në Europë kanë shënuar rekord historik dhe banorët e shumë vendeve të "kontinentit të vjetër" po paguajnë më shumë për energjinë elektrike, ngrohje, transport, ushqime dhe një pjesë të produkteve të tjera të jetës së përditshme. Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po bëhet më i ndarë mbi diskutimin nëse duhet të ndalojë importimin e energjisë ruse.

Me rritjen e çmimeve të energjisë, ushqimeve, lëndëve të para dhe mallrave të tjera në mbarë botën, vendet në zhvillim me bazë të dobët ekonomike po vuajnë më shumë, dhe zhvillimi ekonomik, garantimi i mjeteve bazë të jetesës së banorëve dhe qëndrueshmëria shoqërore e këtyre vendeve po kërcënohen.

Profesori Daniel Drezner nga Universiteti Tufts dhe studiues i nivelit të lartë i Institutit "Brookings" vuri në dukje në një artikull të publikuar në revistën “Foreign Affairs” se administratat e ndryshme amerikane, nëpërmjet kërcënimeve dhe dhunës ekonomike, i konsiderojnë sanksionet si mënyrën parësore të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, gjë që jo vetëm nuk ka arritur rezultatet e duhura, por edhe ka shkaktuar katastrofë humanitare. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bërë "Shtetet e Bashkuara të Sanksioneve".