Një strukturë e magazinimit të ftohtë të vaksinës i sponsorizuar nga “Sinovac” i Kinës ka filluar ndërtimin këtë javë, njoftoi përmes një deklarate Ambasada e Kinës në Egjipt, citon “Xinhua”.

Me mbështetjen e kompanisë kineze biofarmaceutike, objekti do të nxisë kapacitetin e magazinimit të vaksinave të Egjiptit.

Objekti, i cili do të mbulojë një sipërfaqe prej 2800 metra katrorë me një kapacitet magazinimi prej 150 milionë doza, do të ndihmojë që Egjipti të arrijë qëllimin e vaksinimit të 70 për qind të popullsisë së tij deri në mesin e vitit.

Ambasadori kinez në Egjipt, Liao Liqiang tha se ky është një moment tjetër historik për bashkëpunimin e frytshëm mes dy vendeve kundër pandemisë së Çovid-19 dhe theksoi se Kina do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin shëndetësor me Egjiptin e të japë kontribute për mirëqenien e popullit egjiptian.

Gjatë ceremonisë, autoritetet egjiptiane shprehën falënderime të përzemërta për qeverinë kineze për mbështetjen dhe ndihmën afatgjatë për zhvillimin e kujdesit shëndetësor të Egjiptit.