VCG

VCG

E gjithë zona urbane e qytetit Mariupol në Ukrainën lindore është pastruar plotësisht nga forcat e armatosura të Ukrainës dhe mercenarët e huaj, njoftoi ushtria ruse të shtunën, citon “Xinhua”.

Mbetjet e forcave rezistente janë bllokuar brenda një impianti për prodhimin e hekurit dhe çelikut në Azovstal, tha në një konferencë zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse Igor Konashenkov. Sipas tij, 1464 ushtarakë ukrainas janë dorëzuar gjatë luftimeve në qytet.

VCG

VCG

Ministria ukrainase e Mbrojtjes bëri të ditur të premten se forcat e saj ishin ende duke luftuar kundër rusëve në Mariupol, pas pothuajse shtatë javëve, qëkur qyteti ishte rrethuar.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky paralajmëroi se eliminimi i trupave të Ukrainës në Mariupol do t'i jepte fund çdo negociate me Rusinë.