ekonomia afrikane, xinhua

ekonomia afrikane, xinhua

Konflikti Rusi-Ukrainë ka tronditur disa vende në Afrikë, veçanërisht importuesit neto të mallrave, deklaroi Tewodros Mekonnen, ekonomist në Qendrën Ndërkombëtare të Rritjes.

Gjatë një prononcimi për “Xinhua” ai tha se ndërsa konflikti zvarritet, vendet afrikane me lidhje tregtare me Rusinë dhe Ukrainën përballen me mungesë të furnizimit me grurë dhe plehra.

Sipas Mekonnen, vende si Gana, Etiopia dhe Kenia janë goditur rëndë nga rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Situata ka ndikuar rëndë në disbalancat e tyre të jashtme dhe ka përkeqësuar inflacionin në vend.

Një shembull tjetër është Egjipti, i cili mbështetet te Rusia për grurin, dhe tani duhet të përballet me rritjen e çmimeve të bukës.

Sipas Mekonnen, Rusia dhe Ukraina së bashku përbëjnë rreth 30 për qind të eksporteve globale të grurit. Eksperti shtoi se konflikti vjen në një kohë kritike kur shumë vende afrikane janë ende duke luftuar për t'u rikuperuar nga pandemia dhe presionet globale inflacioniste. (Irma)