greqia, covid, kathimerini

greqia, covid, kathimerini

Personat mbi 60 vjeç në Greqi, të cilët u gjobitën për mosbërjen e vaksinës së detyrueshme për Covid-19, mund ta shmangin pagesën e saj nëse vaksinohen, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris.

“Ka një mendim që nëse ata që janë gjobitur tashmë të vaksinohen, që gjoba të fshihet. Por, çështja është ende në diskutim”, -tha ai në një intervistë televizive, citon “Kathimerini”.

Greqia ka vendosur të lehtësojë masat anti-Covid, duke shkuar drejt një vere ku nuk do të kërkohen certifikata apo teste për akses në dyqane dhe aktivitete të përgjithshme. Ndërsa, që nga 1 qershori, përdorimi i maskave do të kërkohet vetëm në vende shumë specifike.

Më konkretisht, nga 1 maji deri më 31 gusht do të hiqet detyrimi për paraqitjen e certifikatës së vaksinimit, apo shërimit nga sëmundja, ose të një testi negativ për akses në ambiente të brendshme ose të jashtme.

Plevris tha se vendimi për të lehtësuar kufizimet në Greqi ishte bazuar në të dhënat epidemiologjike dhe sugjerimet e ekspertëve. (Irma)