Rrjeti televiziv amerikan NBC njoftoi të martën që Universiteti i Kalifornisë në Los Anxheles ka publikuar një raport të ri, ku thuhet se mijëra familje aziatiko-amerikane në Kaliforni nuk aplikuan për planin e ndihmës për qiranë ose kanë vështirësi për ta marrë këtë ndihmë.

Sipas raportit, vetëm 25 % e familjeve të aziatiko-amerikanëve që kanë vështirësi për pagimin e qirasë, aplikuan për ndihmë, ndërsa në grupin e qiramarrësve të bardhë shifra është 48 %. Aziatiko-amerikanët janë grupi me përqindjen më të ulët të aplikimit për uljen e qirasë ndër të gjitha grupet etnike.

Në raport vihet në dukje po ashtu që vetëm 11 % e aziatiko-amerikanëve që aplikuan për ndihmë qeveritare, patën sukses në marrjen e kësaj ndihme, teksa në familjet e të bardhëve niveli arrin 21 %. Sipas raportit, pengesa e gjuhës, promovimi i pamjaftueshëm i këtij programi, niveli arsimor dhe probleme të tjera janë pengesat kryesore të marrjes së ndihmës nga aziatiko-amerikanët. (Xu Guang)