Pas shpërthimit të konfliktit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, vendet perëndimore kanë ushtruar sanksione të gjithanshme dhe pa dallim kundrejt Rusisë, madje edhe disa faktorë kulturorë e njerëzorë që kanë të bëjnë me Rusinë janë bojkotuar nga Perëndimi, si letërsia, artet, veprat muzikore, sportistët rusë etj.

Gjermania, Çekia dhe Letonia ndalojnë paraqitjen e shkronjës "Z" në vende publike, për arsye që kjo dyshohet si përkrahje ndaj Rusisë. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, landet e Saksonisë së Poshtme dhe Bavarisë kanë vendosur që kush shkel rregullin e ndalimit të shfaqjes së shkronjës "Z" në vende publike do të dënohet me burgim deri në tre vjet ose gjobë.

Njoftimi i medias gjermane për ndalimin e shfaqjes në publik të shkronjës "Z" në Saksonisë e Poshtme.

Njoftimi i medias gjermane për ndalimin e shfaqjes në publik të shkronjës "Z" në Saksonisë e Poshtme.

Ndalimi përfshin edhe sektorin e biznesit. Në një deklaratë të Grupit të Sigurimeve të Zyrihut, një nga kompanitë më të mëdha të sigurimeve në Evropë me një histori mbi 140-vjeçare, thuhet se do të hiqet përkohësisht logoja e kompanisë me shkronjën "Z". Nga të dhënat del se shkronja "Z" është bërë logo e kësaj kompanie që nga viti 1900.

Logoja e Grupit të Sigurimeve të Zyrihut

Logoja e Grupit të Sigurimeve të Zyrihut/ VCG

Në shoqërinë e sotme perëndimore, bojkotimi i Rusisë është bërë diçka "politikisht korrekte" dhe çdo element që ka të bëjë me Rusisë do të preket nga kjo lëvizje. Por një pjesë studiuesish dhe ekspertësh të arsyeshëm shqetësohen se ky bojkotim bie në kundërshtim me konceptin e vlerave pluraliste dhe gjithëpërfshirëse të shoqërisë perëndimore, e madje do të kërcënojë edhe lirinë e shprehjes së qytetarëve. (Wang Lei/ Artan)