Uebsajti amerikan "ScienceDaily" njoftoi të mërkurën që studimet e fundit tregojnë se epidemia e COVID-19 ka shtuar paragjykimet ndaj kolegëve me origjinë aziatike dhe hispanike në vendet e punës. Paragjykime të tilla do të shkaktojnë ndikime afatgjata ndaj pakicave, si ulja e mundësive për gjetjen e një vendi pune, dëme fizike e psikologjike dhe integrim i pamjaftueshëm në shoqëri.

Të dhënat tregojnë që 54 % e të pyeturve me origjinë kineze dhe mbi një e treta e të pyeturve me origjinë vietnameze u shprehën që njerëzit kanë frikë prej tyre vetëm për shkak të origjinës së tyre. Këta dy vjetët e fundit, për shkak të retorikës antiaziatike nga politikanët, është rritur problemi i racizmit antiaziatik.