Foto: VCG

Foto: VCG

Kompania gjermane e bioteknologjisë “BioNTech” dhe ajo amerikane “Pfizer” publikuan të dhëna që tregojnë një përgjigje të lartë imune pas vaksinimit përforcues te fëmijët e moshës 5-11 vjeç, citon “Xinhua”.

Të dhënat e provës klinike treguan një rritje të antitrupave neutralizues ndaj variantit Omikron pas administrimit të dozës së tretë të vaksinës anti-Covid “BioNTech-Pfizer”.

Sipas deklaratës së kompanive, një vaksinim përforcues rriti me 6 herë numrin e antitrupave neutralizues ndaj llojit të egër në këtë grupmoshë.

Dy kompanitë planifikojnë t'ia dorëzojnë të dhënat Administratës amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) në ditët në vijim. Gjithashtu planifikohet që rezultatet e provës klinike të paraqiten edhe në agjenci të tjera rregullatore në mbarë botën. (Irma)